Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FFK-ja vlerëson se “integriteti i garës” nuk është cenuar

FFK

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vlerësuar garën që po zhvillohet në kampionatet vendore.

Sipas Komitetit Ekzekutiv, “kampionati vendor ka shënuar progres të dukshëm, falë përmirësimit të infrastrukturës, sigurimit shëndetësor të futbollistëve dhe rritjes ekonomike të klubeve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si në çdo kampionat, ka dyshime e akuza për kurdisje të ndeshjeve. Por FFK-ja doli me konstatim tjetër.

“U konstatua se integriteti i garës nuk është cenuar, pavarësisht zërave të izoluar për manipulim të ndeshjeve, ndërsa u theksua edhe një herë se të gjitha ndeshjet monitorohen nga mekanizmat përkatës vendorë dhe ndërkombëtarë, teksa u bë thirrje që kushdo që ka fakte konkrete t’i paraqesë ato në organet e FFK-së, por edhe në institucionet shtetërore”, shkruan në njoftimin e FFK-së.