FIFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Izraelit me 150 mijë franga zvicerane dhe i ka bërë një paralajmërim për të ardhmen, pas një hetimi të inicuar nga Federata e Futbollit e Palestinës.
Një komision disiplinor shqyrtoi trajtimin e racizmit në futbollin izraelit nga Federata e Izraelit, si pjesë e një ankese të Federatës palestineze të bërë në Kongresin e 74-t të FIFA-s, në maj 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrgani qeverisës i futbollit botëror arriti në përfundim se federata izraelite kishte kryer shkelje për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” si dhe për “diskriminim dhe abuzimin racist”, sipas kodit disiplinor të FIFA-s.
Pos gjobës dhe paralajmërimit, Federata e Izraelit duhet të shfaqë një baner të dukshëm ku do të shkruhet “Futbolli bashkon botën – Jo Diskriminimit”, me logon e federatës, në tri ndeshjet e ardhshme të Izraelit si vendas.