Paris Saint-Germaini ka vazhduar paraqitjet mbresëlënëse dhe ka regjistruar tjetër fitore bindëse.
PSG-ja të shtunën mbrëma fitoi 3:0 në udhëtim tek Angersi, në kuadër të xhiros së 31-të të kampionatit elitar francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLee Kang-In, Senny Mayulu dhe Lucas Beraldo i shënuan golat e fitores.
Nga minuta e 74-t, PSG-ja luajti pa Gonçalo Ramosin, që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
PSG-ja shkëputet me gjashtë pikë në pozitën e parë. Tani i ka 69 pikë, ndërsa Lensi i dyti i ka 63. Këto dy skuadra më vonë do të luajnë mes vete në ndeshje të mbetur.