Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e vështirë e Fenerbahçes

Fenerbahçe

Skuadra e Fenerbahçes ka shënuar fitore të vështirë 3:2 në shtëpi ndaj Goztepes.

Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Feneri ka 48 pikë në vendin e dytë. Lider është Galatasaray me 54 pikë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar nga Juan Santos.

Në minutën e 46-të sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri i barazoi shifrat për vendësit.

Shtatë minuta më pas, En-Nesyri realizoi sërish për 2:1.

Oguz Aydin ishte shënuesi i golit të tretë e që ishte edhe i fitores për Fenerin në minutën e 55-të.

Për Goztepen golin e dytë e shënoi Novatus Miroshi në minutën e 82-të.

Por goli i tij nuk mjaftoi në fund pasi Feneri arriti t’i fitojë tre pikët shumë të vlefshme. 

Goztepe ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.