Futboll

Fitore për Juventusin në nisje të edicionit, David debuton me gol

Juventus

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A. 

Juventusi të dielën mbrëma e mposhti Parman me rezultatin 2:0 në “Allianz Stadium”. 

Jonathan David me asistim të përkryer të Kenan Yildizit realizoi për 1:0. Për Davidin ishte gol në debutim. 

Andrea Cambiaso u përjashtua nga loja në minutën e 83-të te Juventusi, ndërsa Dushan Vlahoviq e realizoi golin për 2:0 një minutë më vonë. Yildiz asistoi edhe në golin e dytë.