Futboll

Florent Hasani vazhdon me gola në Turqi

Florent Hasani

Sulmuesi Florent Hasani ka shënuar tjetër gol në Turqi. Ai realizoi golin e shtatë të dielën për Bolusporin që barazoi 1:1 me Istanbulsporin. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tetë të Kategorisë së Dytë turke. 
Hasani mungoi ndeshjen e kaluar, ndërsa u kthye me gol te Boluspori. Nga shtatë ndeshje, kapiteni i Bolusporit ka edhe dy asistime.