Futboll

Franca bën hap të madh drejt kualifikimit në Botëror

Franca

Përfaqësuesja e Francës ka bërë hap të madh drejt kualifikimit për në Botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Franca të premten fitoi thellë 3:0 ndaj Azerbajxhanit në shtëpi.

Për 1:0 realizoi Kylian Mbappe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Adrien Rabiot ishte realizatori i golit të dytë në minutën e 69-të.

Golin e fundit e shënoi Florian Thauvin në minutën e 84-t.

Franca është lider në Grupin D me nëntë pikë. Azerbajxhani ka vetëm një pikë në vendin e fundit.

Në vendin e dytë është Ukraina me katër pikë.

Ukraina po të premten fitoi 4:3 ndaj Islandës. Islanda e zë vendin e tretë me tri pikë.