Futbollistet e klubit Mitrovica kanë udhëtuar për në Constanta të Rumanisë, ku do të paraqiten në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të martën pasdite, futbollistet kampione të Kosovës kanë zhvilluar stërvitje në qytetin rumun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën prej orës 17:00, Mitrovica luan me kampionin rumun, Farul Constanta. Ndeshja vlerësohet shumë e vështirë për skuadrën kosovare. Është gjysmëfinale e një prej shumë mini-turneve të raundit të parë kualifikues të Championsit.
Nëse fiton, Mitrovica më 7 shtator luan ndaj skuadrës norvegjeze Valerenga, në finale të turneut të raundit të parë kualifikues. Edhe ndeshja finale luhet në Rumani.
Mitrovica ka mbetur pa disa lojtare të rëndësishme gjatë verës. Por vazhdon të jetë skuadra kryesore e futbollisteve në vend.