Futboll

Gallapeni largohet nga Prishtina, karrierën e vazhdon në Poloni

Dion Gallapeni

Dion Gallapeni i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Prishtinës. Prishtina të shtunën mbrëma e njoftoi largimin e Gallapenit. 

Mbrojtësi i talentuar karrierën do ta vazhdojë në Poloni. Prishtina nuk e ka bërë të ditur emrin e klubit se ku është transferuar Gallapeni. Por mediumet polake kanë raportuar se Gallapeni do t’i bashkohet skuadrës Widzew Lodz. 

20-vjeçari Gallapeni pjesë e skuadrës së parë të Prishtinës ishte nga viti 2023. 

Ai dha kontribut të madh që Prishtina në edicionin e kaluar ta fitonte Kupën e Kosovës. 

Gallapeni me Prishtinën ka luajtur në 61 ndeshje. Ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime.