Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Gazzeta dello Sport”: Sezoni i Amir Rrahmanit ka mbaruar para kohe

Amir Rrahmani

Sezoni i Amir Rrahmanit ka mbaruar para kohe.

Kështu ka shkruar “Gazzetta dello Sport” për mbrojtësin e Napolit i cili pësoi lëndim në ndeshjen kundër Romës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Amir Rrhamani do të mungojë të paktën dy muaj, sipas testeve të kryera të martën. Rrahmani ishte kthyer nga lëndimi ndaj Genoas dhe tri ndeshje më vonë sezoni i tij mund të ketë mbaruar tashmë. Edhe nëse do të ishim optimistë, është e vështirë të imagjinohet që Amiri të kthehet në fushë me formë të mirë deri në fund të prillit. Kthimi i tij mund të ndodhë në maj, kur Napoli shpreson që beteja për katër vendet e para të jetë vendosur. Dhe në atë rast nuk do të kishte kuptim të rrezikohej ose të nxitohej kthimi i tij”, shkruan gazeta e madhe italiane.

Mbrojtësi i qendrës u zëvendësua pas lëndimit të pësuar në ndeshjen që Napoli e zhvilloi kundër Romës, fundjavën e kaluar. Rrahmani në minutën e 69-të shkaktoi penallti dhe mbeti i lënduar. Ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë.

Rrahmani pritet të jetë mungesë e madhe për Kosovën që luan kundër Sllovakisë më 26 mars ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.