Diart Geci është larguar nga Drenica. Ai të dielën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin e Drenicës.
Geci ishte pjesë e Drenicës gjatë edicionit të kaluar në Ligën e Parë. Ai me Drenicën siguroi kthimin në Superligë për edicionin 2025/2026.
“Dua t’u njoftoj se kam ndarë rrugët me klubin e Drenicës. Pas arritjes së qëllimit të klubit, dua të falënderoj presidentin Haxhi Rreci, të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ që më kanë përkrahur. Nga sot, jam lojtar i lirë dhe i hapur për bashkëpunime me klube të tjera, Me besim dhe përkushtim pres sfidën time të radhës”, shkruan Geci në njoftim.
Geci 22-vjeçar ka luajtur edhe për të rinjtë e Drenicës dhe Feronikelit.