Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, mund të paraqitet edicionin e ardhshëm në Serie A të Italisë. Interesim për sulmuesin e Kosovës ka shprehur Genoa. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Turqi të hënën.
Rashica është pjesë e Beshiktashit, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Klubit nga Stambolli 28-vjeçari iu bashkua nga Norwichi anglez.
Ai karrierë ka bërë edhe te Galatasray, Werder Bremeni, Vitesse dhe në Kosovë te Vushtrria.
Rashica vlerësohet 7.5 milionë euro në tregun e transferimeve.
Genoa ishte e 13-ta në edicionin e kaluar të kampionatit italian.