Portierit të Bayernit, Manuel Neuer, i është kërkuar kthimi në përfaqësuese të Gjermanisë. Kështu ka raportuar të mërkurën gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Portieri i parë i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion për Barcelonën për shkak të një operacioni në shpinë.
Neuer u pensionua nga Gjermania në gusht të vitit të kaluar.
Në total, ai luajti 124 ndeshje për ekipin e parë të Gjermanisë, që është rekord.
Ai nisi karrierën e tij me Gjermaninë më 2 qershor të vitit 2009.
Neuer ishte kapiten i Gjermanisë në 61 ndeshje. Vetëm Lothar Matthaus ka mbajtur më shumë shiritin e kapitenit te Gjermania.