Mediumi i njohur sportiv “Goal” ka bërë një shkrim të gjatë për kthimin e Amir Rrahmanit nga lëndimi që e mbajti më shumë se dy muaj jashtë fushës.
Rrahmani pritet të paraqitet nga minuta e parë te Napoli në ndeshjen kundër Cremoneses, të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi kosovar qëndroi në stol të shtunën në humbjen e Napolit nga Lazio me rezultat 2:0.
Napoli në ndeshjen ndaj Lazios nuk shfaqi siguri në mbrojtje. Pa Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, Napoli ka pasur probleme edhe në ndeshjet e kaluara.
“Kthimi i Rrahmanit për të rregulluar mbrojtjen - midis gabimeve dhe karakteristikave. Napoli po vuan”, është titulli i shkrimit.
Në shkrim bëhet e ditur se Napoli ka pësuar mesatarisht një gol për ndeshje.
“Në fakt, 33 gola janë pësuar në kampionat, shpesh nga gabimet e mbrojtjes. Një mbrojtje që po vuan për shkak të formës së dobët nga lojtarët. Kjo është arsyeja pse kthimi i Amir Rrahmanit, shtylla kryesore e vijës së fundit të mbrojtjes së Napolit, merr formën e një ilaçi shërues”, shkruan “Goal”.
Kapiteni i Kosovës i mungoi Napolit nga shkurti për shkak të lëndimit muskulor të pësuar në ndeshjen kundër Romës.