Galatasaray e ka fituar 1:0 ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua të martë në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi në minutën e shtatë, Mario Lemina. Lemina shënoi me asistim të Victor Osimhenit.
Sulmuesi nigerian Osimhen, shënoi gol në pjesën e dytë. Por goli i shënuar në minutën e 62-të u anulua për pozitë jashtë loje. Goli i anuluar për pozitë jashtë loje ka nxitur menjëherë reagime të shumta.
Pozitë jashtë u vlerësua pasimi i parë i nisur drejt Barish Yilmazit, ndonëse topin e mori mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahim Konate, i cili gaboi dhe më pas u shfrytëzua nga vendasit që shënuan gol. Yilmazi nuk pati kontakt me topin.
Edhe Liverpoolit iu anulua një gol në minutën e 72-të për prekje me dorë të mbrojtësit Virgil van Dijk.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në “Anfield”.
Pjesa e parë e ndeshjes në Stamboll i takon Galatasarayt
Galatasaray e ka fituar 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Liverpoolit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave po luhet në Stamboll.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi në minutën e shtatë, Mario Lemina.
Krahas golit, Galatasaray kishte edhe disa raste tjera shënimi.
Rastet nuk i munguan edhe skuadrës angleze. Por gjatë 45 minutave u shënua vetëm një gol.
Edhe pjesa e dytë pritet të jetë e hapur.
Gol në Stamboll
Është shënuar goli i parë në ndeshjen Galatasaray – Liverpool që po luhet në Stamboll.
Golin e epërsisë së skuadrës turke, Galatasaray, e shënoi në minutën e shtatë, Mario Lemina.
Është ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Mario Lemina opens scoring for Gala
— Goal Gallery (@Goalgallery2) March 10, 2026
🇪🇺 Galatasaray 1-0 Liverpool pic.twitter.com/HCNEDsaDCb
Nxit reagime goli i anuluar i Galatasarayt
Galatasarayt iu anulua një gol ndaj Liverpoolit që ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale.
Victor Osimhen realizoi për 2:0 në minutën e 62-të, por goli u anulua për ‘offside’.
‘Offside’ u llogarit pasimi i parë i nisur drejt Baris Yilmazit, anipse topin e mori mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahim Konate, i cili gaboi dhe më pas u shfrytëzua nga vendasit që shënuan për 2:0.
Yilmazi as që pati kontakt me topin.
Ndiqni videon më poshtë.
Victor Osimhen almost makes it 2, Liverpool lucky it’s offside
pic.twitter.com/c57zBNa8k2— Miss ADEL🦋🦚🌹 (@a_derll) March 10, 2026
Koreografia e Galatasarayt e bën Osimhenin të qajë
Victor Osimhen ka shpërthyer në lot kur pa në tribuna koreografinë e tifozëve të Galatasarayt para ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Galatatës shfaqën një pankartë gjigante kushtuar sulmuesit nigerian dhe familjes së tij.

“Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”, shkruante në pankartën e tifozëve të Galatës.
Osimhen gözyaşlarını tutamadı @beyazfutbol pic.twitter.com/nCVj3PILeJ