Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i Uzunit nuk i mjafton Granadas

Myrto Uzuni

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, shënoi golin e epërsisë për Granadan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Por, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Granada pësoi më pas dy gola për ta humbur ndeshjen nga Almeria me rezultatin 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi javës së 17-të të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll. Uzuni e kompletoi ndeshjen.

Për Reprezentuesin e Shqipërisë ky ishte goli i nëntë këtë edicion në 13 ndeshje të luajtura. Ka edhe një asistim .