Anthony Gordon është në Barcelonë. Dhe pritet të zyrtarizohet si transferimi i parë i verës për skuadrën nga Katalunja.
Ai i ka nisur testet mjekësore në orën 4 pasdite në “Hospital de Barcelona”. Anglezi Gordon ka pasur bisedë të shkurtër me gazetarë pas arritjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se ndihet shumë i lumtur. Gordon do të flas për media të premten nëse çdo gjë shkon sipas planit.
Barcelona pritet ta finalizojë transferimin e tij për 70 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse, varësisht nga paraqitjet e tij dhe nëse fitohen trofe. Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Gordon ishte kërkesë e trajnerit Hansi Flick. Menjëherë pasi të përfundohet transferimi i tij, Gordon do t’i bashkohet Anglisë për përgatitje për Botërorin 2026.