Granit Xhaka ka folur për përvojën e tij në aktrim.
Filmi i shkurtër “The Socceritos” u shfaq premierë të mërkurën, ndërsa “Blue Sport” të enjten ka publikuar një intervistë të gjatë me Xhakën, i cili në filmin e shkurtër luajti së bashku me aktorit legjendar të filmave “Western”, Terence Hill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë filmin “The Socceritos”, morën pjesë edhe futbollisti tjetër i Zvicrës, Zeki Amdouni dhe futbollistja, Ana Maria Maria Markoviq.
Xhaka ka thënë se përvoja si aktor ishte e mirë. Në intervistë, Xhaka foli edhe për sezonin e ëndrrave me Sunderlandin dhe dëshirën për t’u bërë kampion bote.
“Kur u thashë prindërve se do të bëja një film me Terence Hill, ata u emocionuan shumë. Ai është një legjendë e vërtetë. Unë jam tip që ndjek dokumentarë. Së fundi e kam parë dokumentarin për Ronaldinhon”, ka thënë Xhaka.
Sezoni i Xhakës me Sunderlandin ishte si një film – nga një skuadër për mbijetesë drejt kualifikimit në Ligën e Evropës.
“Kur nënshkrova për Sunderland, të gjithë menduan se klubi do të binte nga kategoria. Kështu që isha jashtëzakonisht i lumtur kur siguruam statusin tonë në Premier League herët dhe arritëm qëllimin tonë të parë. Kualifikimi në Ligën e Evropës ishte qershia mbi tortë. Por është padyshim e merituar. Ekipi, stafi dhe pronarët prapa skenave kanë bërë të gjithë një punë fantastike”, është shprehur Xhaka.

Xhaka ka folur edhe për ëndrrën e madhe me Zvicrën – të fitojë Kupën e Botës.
“E thashë për herë të parë këtë kur isha 16 vjeç në Kupën e Botës U17 – atëherë fituam titullin. Kjo ka qenë motoja ime gjatë gjithë karrierës sime. Unë jam dikush që ëndërron shumë dhe beson se çdo gjë është e mundur. Dhe kjo është arsyeja pse po e them përsëri sot se dua të bëhem kampion bote. Sigurisht, shumë gjëra duhet të bashkohen që kjo të ndodhë, por me këtë ekip, çdo gjë është e mundur”, ka theksuar Xhaka.
Në vitin 2022, Zvicra pësoi humbi 6:1 në 1/16 kundër Portugalisë, ndërsa në vitin 2024, humbën në penallti kundër Anglisë në çerekfinalen e Evropianit.
“Në Kampionatin Evropian, ne ishim shumë pranë të arrinim diçka unike. Me pak fat, madje mund ta kishim mundur Anglinë. Patëm një ditë të keqe në 1/16 e Kupës së Botës 2022. Por një ndeshje si kjo është gjithashtu e mirë - mësuam shumë prej saj. Tani po shohim përpara. Do të jetë një turne krejtësisht ndryshe”, thotë Xhaka.
Xhaka e ka të vështirë të thotë nëse ekipi aktual i Zvicrës është më i miri i të gjitha kohërave.
“E kam të vështirë të krahasoj dy ekipet. Secili ekip ka pikat e forta dhe të dobëta. Aktualisht, sigurisht që kemi një ekip shumë të mirë me lojtarë që kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Tani do ta marrim ndeshjen një nga një dhe shpresojmë për një turne të suksesshëm”, thotë kapiteni i helvetikëve.
Por a do të jetë ky Botërori i fundit për Xhakën me fanellën e Zvicrës?
“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sot. Kam ende një kontratë afatgjatë me Sunderlandin, deri në vitin 2028. Ndihem në formë të mirë dhe i shëndetshëm. Dhe për sa kohë që kam uri dhe dëshirë, do të vazhdoj të luajë”, ka thënë Xhaka.
Për Xhakën, Botërori që fillon më 11 qershor është i katërti në karrierë.
Xhaka me fanellën e Zvicrës ka luajtur 144 ndeshje, ndërsa ka shënuar 16 gola.