Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka shkëlqyer të dielën mbrëma me fanellën e Leipzigut.
Gruda realizoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në barazimin 2:2 të Leipzigut kundër Wolfsburgut.
Golin që ia siguroi një pikë Leipzigut, Gruda e shënoi në minutën e 89-të, kurse asistoi për golin e parë të shënuar nga vendësit në minutën e 70-të.
Kjo përballje i takoi xhiros së 22-të të Bundesligës së Gjermanisë.
Për Grudën ishin goli dhe asistimi i parë me fanellën e Leipzigut.
Leipzigu zë vendin e pestë me 40 pikë.
Wolfsburgu është në vendin e 15-të me 20 pikë.