Robert Lewandowski ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Barcelonës.
Të dielën mbrëma Lewa shënoi “hat-trick” në fitoren 4:2 të Barçës në udhëtim ndaj Celta Vigos.
Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të La Ligas.
Lewandowski shënoi për 1:0 nga penalltia, për 2:1 me asistim të Marcus Rashfordit dhe për 4:2 po me asistim të anglezit.
Golin e tretë për Barcelonën e shënoi Lamine Yamal.
Sergio Carreira dhe Borja Iglesias shënuan për Vigon.
37-vjeçari Lewandowski tani i ka shtatë gola në nëntë paraqitje kampionale.
Me fitore, Barcelona i është afruar në tri pikë Real Madridit.
Madridi udhëheq më 31 pikë, ndërsa Barcelona është e dyta me 28. Vigo renditet e 13-ta me 13 pikë.