Futboll

Nuk jep fitues ndeshja Holandë – Poloni

Holanda

Holanda e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë kundër Polonisë. Por dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, polakët barazuan rezultatin për ta fituar një pikë në udhëtim ndaj Holandës. Ky duel u zhvillua në Rotterdam dhe i takon grupit G kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin për holandezët e shënoi Denzel Dumfries në minutën e 28-të, derisa në minutën e 80-të për Poloninë golin e barazimit e shënoi Matty Cash.

Holanda, Polonia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë. Holanda ka tri ndeshje të zhvilluara, kurse Polonia dhe Finlanda nga katër.


Holandezët në epërsi pas pjesës së parë

Holanda e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Polonisë.

Ky duel po luhet në Rotterdam dhe i takon grupit G kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin për holandezët e shënoi Denzel Dumfries në minutën e 28-të.