Qendërmbrojtësi Andi Hoti nuk është paraqitur deri në fund të stërvitjes së Kosovës të enjten paradite.
Federata e Futbollit e Kosovës ka raportuar se Hoti e ka humbur një pjesë të stërvitjes për shkak të lëndimit. Për “Dardanët” ishte stërvitja e dytë për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Hoti 23-vjeçar u ftua pas një kohe të gjatë te Kosova për ndeshjet miqësore.
Kosova të dielën e luan ndeshjen e parë miqësore kundër Çekisë në Pragë, ndërsa ndeshjen e dytë e luan kundër Andorrës në Prishtinë më 7 qershor.