Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Këshillit Evropian vjen në Kosovë, takon Kurtin, Haxhiun e opozitën

Antonio Costa

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme do të zhvillojnë një vizitë në Ballkanin Perëndimor për t’u takuar me liderët e rajonit dhe për të bashkëkryesuar samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat që mbahet më 5 qershor.

Në Kosovë, Costa do të vijë më 3 qershor, ku siç bëhet e ditur në agjendën e tij, do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe krerët e partive opozitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Këshillit Evropian vizitën e nis nga Sarajeva, për të vazhduar në Tiranë, ndërsa pas vizitës në Kosovë ai do të udhëtoj në Beograd për ta përfunduar turneun e tij në Mal të Zi.

Më 5 qershor, Presidenti Costa do të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor. Tema qendrore e këtij samiti është: “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.”

Presidenti Costa do të diskutojë mundësitë dhe sfidat që lidhen me zgjerimin, integrimin gradual, bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin.

“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq reale është edhe mundësia për zgjerim. Momenti është këtu. Tani është koha për të vepruar”, ka thënë Costa.