Fitorja 1:0 e Crystal Palacet ndaj Rayo Vallecanos të mërkurën mbrëma në finalen e Ligës së Konferencës, ka bërë që ekipet e Premier Leagues angleze të vendosin sërish rekord pjesëmarrjeje në Evropë për sezonin e ardhshëm.
Ekipi londinez u bë i nënti nga Premier League që do të luajë në kupat evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGati gjysma e Premier Leagues do të jetë pjesëmarrëse. Elita angleze do të përfaqësohet nga nëntë ekipe, njësoj si në edicionin e kaluar.
Arsenali, Manchester City, Manchester Unitedi, Aston Villa dhe Liverpooli, janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Në Ligën e Evropës do të garojnë Bournemouthi, Sunderlandi i Granit Xhakës dhe Crystal Palace, si fitues i Ligës së Konferencës.
Ndërkohë, Brightoni do të luajë në Ligën e Konferencës.