Futboll

Humbje e thellë për Mallorcan e Muriqit

Mallorca

Vedat Muriqi ka humbur thellë me Mallorcan të dielën në mbrëmje në udhëtim te Real Betisi. 

Betisi e fitoi 3:0 ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligas dhe çështjen e fituesit e mbylli që në pjesën e parë. 

Antony i shënoi dy gola për vendësit, ndërsa asistoi në golin e tretë për Abde Ezzalzoulin. 

Muriqi luajti deri në minutën e 79-të për Mallorcan që ka nëntë pikë në vendin e 17-të. 

Betisi ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë.