Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, pritet të dënohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni i Disiplinor dhe Etikës. Ndaj trajnerit Munishi është hapur iniciuar procedurë disiplinore për reagimet e pahijshme ndaj vendimeve të arbitrit të ndeshjes Malisheva – Dukagjini e zhvilluar në fundjavë.
Sipas arsyetimit, Munishi gjatë ndeshjes, kishte fyer dhe ofenduar arbitrin. Nuk e kishte kursyer nga ofendimet edhe një lojtar të Malishevës. “Kjo sjellje bie ndesh me etikën sportive dhe rolin edukativ të trajnerit (pedagogut, edukatorit)”, shkruan në arsyetim.
Ndërkohë, edhe Llapi pritet të dënohet për lëshime në organizim të ndeshjes Llapit – Drita. Tifozët e ekipit vendës, sipas njoftimit të Komisionit të Garave, kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë penguar vazhdimin normal të ndeshjes. Gjyqtari ishte detyruar ta ndërpres përkohësisht ndeshjen për 2 minuta në minutën e 53-të të ndeshjes që u zhvillua në Podujevë.