Artikull i përditësuar - Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë. Skuadra ku paraqitet Edon Zhegrova u mposht 3:0 në udhëtim tek Atalanta, në çerekfinale të garës.
Gianluca Scamacca në minutën e 27-të nga penalltia, Kamaldeen Sulemana në minutën e 77-të, dhe Mario Pashaliq në minutën e 85-të, i shënuan golat e fitores.
Zhegrova luajti nga minuta e 80-të. Ndërkohë, kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes tek Atalanta.
Në gjysmëfinale, Atalanta do të luajë me fituesin e ndeshjes Bologna – Lazio.
Bologna është fituese në fuqi e Kupës së Italisë.
Inkuadrohet Zhegrova, pak kohë për ta ndryshuar rezultatin
Edon Zhegrova është inkuadruar te Juventusi në minutën e 80-të, në ndeshjen e çerekfinales së
Kupës së Italisë ndaj Atalantas.
Atalanta është në epërsi 2:0.