Skuadra ku luan superylli argjentinas, Lionel Messi, Inter Miami, e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e mesfushorit brazilian, Casemiro.
Casemiro, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve, i është bashkuar skuadrës amerikane si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Unitedin. Tek Unitedi ishte në tri edicionet e fundit. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Inter Miamin, me mundësinë e vazhdimit deri në qershor të vitit 2029.
Casemiro periudhën më të suksesshme e pati te Real Madridi në Spanjë, për të cilën skuadër luajti 336 ndeshje, i realizoi 31 gola dhe dhuroi 29 asistime. Me madrilenët i fitoi 18 trofe madhor.
Ishte pjesë e Brazilit në Botërorin 2026. Tek Inter Miami janë mbledhur plot yje, ndonëse në fazë të vonshme të karrierës.