Interi do të duhet t’i paguajë 50 mijë euro pasi një tifoz i këtij ekipi ka hedhur fishekzjarrë në fushë.
Fishekzjarri shkoi fare pranë portierit te Cremoneses, Emil Audero.
Ndeshja u zhvillua të dielën, ndërsa Interi e fitoi 2:0 në udhëtim.
Pasi u hodh fishekzjarri në fillim të pjesës së dytë, ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Audero më vonë u pa me një prerje të vogël dhe djegie pak mbi gju, por e kompletoi ndeshjen.
Drejtuesit dhe lojtarët e Interit kanë kërkuar falje dhe e kanë dënuar incidentin, por kjo nuk mjaftoi që tifozët e skuadrës të mos kenë të drejtë të udhëtojnë në tri ndeshjet e ardhshme të Serie A.