Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-trajneri i Drenicës merr drejtimin e Malishevës

Thomas Brdariq

Thomas Brdariq është emëruar trajner i Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Malishevës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Brdariq do ta zëvendësojë Bylbyl Sokolin i cili pas përfundimit të edicionit 2025/26 me marrëveshje të dyanshme e përfundoi rrugëtimin me Malishevën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brdariq së fundi ishte trajner i Drenicës. Me trajnerin gjerman, Drenica e siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës pa barazh.

“Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdariq. Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi. Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdariq me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub. Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të Malishevës dhe e mirëpresim në familjen ton”, ka shkruar Malisheva.

Malisheva e përfundoi kampionatin si nënkampione e Kosovës. Do të bëjë gara edhe në Evropë.

Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.