Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia e fton Chiesan për plejof pas një kohe të gjatë

Federico Chiesa

Sulmuesi i Liverpoolit, Federico Chiesa, është ftuar nga Italia për herë të parë në afro dy vjet, për plejofin e Kupës së Botës.

Italia synon që të sigurojë biletën për në Botërorin 2026, që organizohet në Kanada, Meksikë e SHBA këtë verë, pasi ka munguar në dy edicionet e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përzgjedhësi Gennaro Gattuso e publikoi listën me 28 futbollistë të premten.

Katër herë kampioni i Botës duhet që ta mposhtë Irlandën e Veriut në gjysmëfinale të plejofit të enjten në Bergamo.

Më pas do të luante me Uellsin apo Bosnjë-Hercegovinën në udhëtim, pesë ditë më vonë.

Chiesa e ndihmoi Italinë ta fitonte Evropianin në vitin 2021. Në “Euro 2024” i pati paraqitjet e fundit me “azzurrët”.

Chiesa u largua nga Juventusi në drejtim të Liverpoolit në gusht të vitit 2024, por nuk ka pasur shumë hapësira.

E ka vetëm një ndeshje si titullar në Premier League këtë edicion. Ai e ka nisur karrierën te Fiorentina.

Italia u eliminua në plejof nga Suedia para Kupës së Botës 2018, ndërsa në vitin 2022 u eliminua nga Maqedonia e Veriut.