Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund të Kupës së Botës. Të martën prej orës 21:00 është gjysmëfinalja e parë mes Francës dhe Spanjës, që zhvillohet në Dallas.
Ndërkohë të mërkurën prej orës 21:00 është gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Argjentinës, që zhvillohet në Atlanta.
Të shtunën prej orës 23:00 në Miami është ndeshja për vend të tretë, kurse të dielën e javës së ardhshme prej orës 21:00 në New Jersey është finalja e madhe.
Dhe për herë të parë në histori katër përfaqësueset e para në ranglistën botërore janë pjesë e gjysmëfinales së Botërorit. Pra, bazuar në ranglistë, nuk ka befasi sa i takon kualifikimit në gjysmëfinale.
Franca është e para në renditjen botërore të përfaqësueseve më të suksesshme. Pas saj janë Argjentina, Spanja dhe Anglia.