Një person ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Nga viktima është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gjashtë copë fishekë. Gjithashtu njoftohet se i është gjetur edhe një sasi substance narkotike e llojit marihuanë.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri pistoletë. Nga viktima, tani i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me gjashtë copë fishekë një predhë e shkrepur dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është cilësuar si "Posedim i paautorizuar i armës" dhe "Posedim i substancave narkotike".
-
Dyshohet se u vetëplagos në Junik, dërgohet në QKUK
-
Shtetasi i Shqipërisë vetëplagoset me pistoletë në Prishtinë
-
Plagoset një person në Prishtinë
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës