Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampioni i Italisë me fitore të rëndësishme

Alisson Santos

Napoli e ka mposhtur Torinon të premten mbrëma në xhiron e 28-të të Serie A të Italisë.

Me fitoren 2:1, Napoli ka arritur trepikësh të rëndësishëm pasi forcohet në vendin e tretë me 56 pikë. Torino në garë për mbijetesë, mbetet me 30 pikë në vendin e 14-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alisson Santos në minutën e shtatë dhe Eljif Elmas në minutën e 68-të shënuan për 2:0.

Cesare Casadei tre minuta para fundit e ktheu Torinon në lojë, por skuadra e tij nuk arriti të dalë nga fusha me pikë të fituar.

 Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen te Torino.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon të jetë i lënduar te Napoli.