Lamine Yamali ka fituar më shumë se Cristiano Ronaldo si tinejxher, por e pret punë e madhe për ta arritur karrierën jetëgjate të portugezit.
Edhe si 40-vjeçar, Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar për shtetin e tij.
Ai luan aktualisht në Arabinë Saudite dhe pritet ta vazhdojë kontratën me Al Nassrin në këtë verë.
Me golin e Ronaldos, Portugalia e barazoi rezultatin ndaj Spanjës 2:2, në finalen e Ligës së Kombeve në Munih të dielën.
Ishte goli i 138 në karrierë me Portugalinë në paraqitjen e 221-të. Të dyja këto shifra janë rekord.
Në total, Ronaldo ka 938 gola në karrierë, që po ashtu është rekord.
Brenda dy vjetësh mund ta arrijë shifrën e 1000 golave, që është synim i Ronaldos.
Qëndrimi në nivel të lartë është për kohë të gjatë po ashtu.
Me 17 golat e realizuara në edicionin 2022-23 për Manchester Unitedin dhe Al Nassrin së bashku, vlerësohet si edicioni më i dobët i tij në 19 vjetët e fundit.
Kur Yamali u lind në korrik të vitit 2007, Ronaldo i kishte 46 paraqitje në karrierë.
Ai e fitoi “Topin e Artë”, Ligën e Kampionëve dhe e kishte kompletuar transferimin më të shtrenjtë të kohës në futboll në vitin 2009, kur nga Manchester Unitedi u transferua te Real Madridi për 94 milionë euro – para se Yamali ta fillonte shkollimin.
Dhe djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr, që luan për U15 të Portugalisë, është vetëm tre vjet më i vogël se Yamali.
Lista e golave të Ronaldos në nivel klubesh:
- Sportingu i Lisbonws 5 gola
- Manchester United 145 gola
- Real Madrid 450 gola
- Juventus 101 gola
- Al Nassr 99 gola