Benjamin Kololli dhe Bastien Toma kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 27-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Kjo është bërë e ditur të hënën nga faqja “sport.ch”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKololli shkëlqeu të dielën duke kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren 2:1 të Sionit ndaj Luganos.
32-vjeçari Kololli në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime.
Ndërkoha Toma ishte prej më të mirëve në fitoren e St. Gallenit.
St. Galleni të shtunën mbrëma e mposhti Grasshopperin me rezultatin 3:1.
25-vjeçari Toma në edicionin aktual ka realizuar tri gola dhe ka bërë tetë asistime.