Sulmuesi Vedat Muriqi është kthyer nga lëndimi. Për sulmuesin e Mallorcas, ndeshja ndaj Gironas, ishte e para pas katër ndeshjeve.
Muriqi u inkuadrua në minutën e 73-të në humbjen e Mallorcas ndaj Gironan me rezultat 1:0 të hënën mbrëma. Ndeshja Girona – Mallorca i takoi javës së 34-t të La Ligas.
Golin e fitores për Gironan e shënoi Cristhian Stuani në minutën e dhjetë.
Mallorca është në vendin e dhjetë me 48 pikë, kurse Girona ngritët në pozitën e 15-të me 38 pikë, sa ka edhe Sevilla.
Konfirmohet kthimi i Muriqit – është në bankën e rezervistëve
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është paraqitur nga minuta e parë për Mallorcan ndaj Gironas. Por, Muriqi është në bankën e rezervistëve në këtë përballje që nis nga ora 21:00.
Ndeshja Girona – Mallorca i takon javës së 34-t të La Ligas. Për Mallorcan, ndeshja ndaj Gironas është shumë e rëndësishme. Mallorca synon ta mbyllë sezonin në njërën nga pozitat që siguron paraqitjen në garat evropiane. I mungoi Mallorcas në katër ndeshjet e fundit në La Liga.
Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas. 31-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë.