Futboll

Kosova është gati për top-ndeshjen me Suedinë

kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është gati për ndeshjen e vështirë dhe të rëndësishme ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Goteborg të Suedisë. Për të dy përfaqësueset, ndeshja ka vlerë të madhe.

Kosova është e dyta në grupin kualifikues për Botëror me katër pikë. Suedia e ka vetëm një pikë. Muajin e kaluar në Prishtinë, Kosova fitoi 2:0 ndaj suedezëve.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas të hënën paradite kanë mbajtur një stërvitje të lehtë, ndërsa tashmë janë në stadiumin ku luhet ndeshja.

Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe në Goteborg.

Lexo përditësimet tjera
kosove

LIVE: Fitore e mahnitshme e Kosovës në Suedi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar nëjrën prej fitoreve më të mëdha deri më tani.Të...