Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar nëjrën prej fitoreve më të mëdha deri më tani.

Të hënën mbrëma në Goteborg, Kosova fitoi 1:0 ndaj Suedisë. Me këtë fitore “Dardanët” kanë bërë hap shumë të rëndësishëm në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Golin e fitores së madhe e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të. Fillimisht Vedat Muriqi nuk gjuajti suksesshëm, ndërsa topi erdhi te Veldin Hoxha në zonë. Hoxha disi shtyu topin te sulmuesi i fuqishëm, Asllani që dërgoi topin në rrjetë.

Festa e lojtarëve të Kosovës ishte e madhe, por edhe e mijëra shqiptarëve që ishin në stadiumin në Goteborg. Përkrahja për Kosovën ishte e madhe gjatë gjithë ndeshjes.

Me fitore Kosova është forcuar në pozitën e dytë në grup. I ka shtatë pikë nga katër ndeshje. Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me tri pikë. Suedia mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit.

Kosova në minutën e 43-të ka lëshuar rast të artë. Fillimisht goditjen e fuqishme të Vedat Muriqit e ndali portieri suedez, ndërsa më pas Leon Avdullahu e dërgoi topin në shtyllë.

Pjesa e dytë u takoi plotësisht suedezëve. Ata rreshtuan sulmet, por Kosova ruajti kompaktësinë dhe mbajti epërsinë deri në fund. Aro Muriq u shqua me disa pritje vendimtare, ndërsa lojë të madhe kishin të gjithë mbrojtësit, të udhëhequr nga Albian Hajdari e Dion Gallapeni.

Ndonëse Kosova vuajti shumë në pjesën e dytë, mori fitore shumë të madhe dhe tani mund ta ëndërrojë të paktën plejofin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

70 minuta lojë, Kosova në epërsi

45 min. më parë / 13 tet 2025 22:16
Kosova

Kosova vazhdon të udhëheqë 1:0 ndaj Suedisë. Tashmë janë luajtur 70 minuta lojë.

Në pjesën e dytë më të rrezikshëm janë suedezët, që megjithatë e kanë krijuar vetëm një rast të mirë.

Te Kosova tashmë janë aktivizuar Muharrem Jashari, Edon Zhegrova e Lindon Emërllahu.

Fushën e kanë liruar Florent Muslija, Fisnik Asllani e Veldin Hoxha.

Kosova drejt fitores së madhe, në epërsi pas pjesës së parë

1 o. më parë / 13 tet 2025 21:33
FISNIK ASLLANI

Kosova po fiton 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Suedinë.

Fisnik  Asllani shënoi me asistim të Veldin Hoxhës në minutën e 32-të.

Në minutën e 43-të Leon Avdullahu qëlloi shtyllën pas një rasti tjetër të artë të Kosovës. Fillimisht goditi Vedat Muriqi e më pas Avdullahu dërgoi topin në shtyllë.

Goditjen e bukur të Muriqit e ndali portieri suedez.

Në Goteborg, përkrahja për Kosovën është shumë e madhe.

Kosova i afrohet golit të dytë, goditet shtylla

1 o. më parë / 13 tet 2025 21:31
suedia

Kosova ka lëshuar rast të artë për të shënuar për 2:0.

Në minutën e 44-të, Kosova e goditi shtyllën.

Asllaniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

1 o. më parë / 13 tet 2025 21:17
FISNIK ASLLANI

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë. Fisnik Asllani shënoi në minutën e 31-të.

 

Suedia e Kosova në kërkim të golit

1 o. më parë / 13 tet 2025 21:14
suedi kosove

Ndonëse Suedia po dominon në fushë, edhe Kosova po e kërkon golin në Goteborg.

Fisnik Asllani kishte rast të mirë në minutën e 27-të, por portieri suedez ishte në vend. Kosova i kishte edhe disa gjysmëraste.

Rezultati mbetet 0:0.

Përkrahje e madhe për Kosovën në Suedi

1 o. më parë / 13 tet 2025 21:07
suedi

Kosova po ka përkrahje të madhe në ndeshjen me Suedinë në Goteborg.

Mijëra shqiptarë janë në stadiumin “Ullevi”, që deri më tani janë më të zhurmshëm se tifozët vendas.

Rezultati pas minutës së 20-të mbetet 0:0.

Muriq me pritje vendimtare

2 o. më parë / 13 tet 2025 20:57
aro

Aro Muriq ka bërë pritje vendimtare në minutën e dhjetë të ndeshjes Suedi – Kosovë.

Rezultati mbetet 0:0.

Ndeshja momentalisht është plotësisht e hapur.

Veldin Hoxha merr përgjegjësi në një ndeshje shumë të rëndësishme

3 o. më parë / 13 tet 2025 19:57
veldin

Veldin Hoxha pritet të jetë prej mesfushorëve të rëndësishëm të Kosovës në të ardhmen.

Dhe 22-vjeçari i lindur në Rijekë të Kroacisë, merr përgjegjësi në përfaqësuese në një ndeshje shumë të vështirë.

Hoxha, që bën karrierë te Rubin Kazani në Rusi, luan përkrah Leon Avdullahut në mesfushën e Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë që zhvillohet nga ora 20:45 në Goteborg.

Hoxha starton në mungesë të Elvis Rexhbeçajt të lënduar. Hoxha e ka vetëm një paraqitje për Kosovën. Ndaj Suedisë muajin e kaluar në Prishtinë, u aktivizua në minutën e 92-të në vend të Florent Muslijës.

Në përbërjen e Kosovës pas shumë vjetësh kthehet mbrojtësi i qendrës, Kreshnik Hajrizi. Ai debutoi më 19 nëntor 2022, kur luajti 90 minuta ndaj Ishujve Faroe.

I kishte edhe tri paraqitje të tjera në vitin 2023.

Hajrizi luan për Sionin në Zvicër, ndërsa ftohet rrallë në përfaqësuese. E ka fituar rastin të luajë përkrah Albian Hajdarit e Ilir Krasniqit për shkak të mungesave të shumta.

Kosova është gati për top-ndeshjen me Suedinë

3 o. më parë / 13 tet 2025 19:52
kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është gati për ndeshjen e vështirë dhe të rëndësishme ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Goteborg të Suedisë. Për të dy përfaqësueset, ndeshja ka vlerë të madhe.

Kosova është e dyta në grupin kualifikues për Botëror me katër pikë. Suedia e ka vetëm një pikë. Muajin e kaluar në Prishtinë, Kosova fitoi 2:0 ndaj suedezëve.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas të hënën paradite kanë mbajtur një stërvitje të lehtë, ndërsa tashmë janë në stadiumin ku luhet ndeshja.

Kosova pritet të ketë përkrahje të madhe në Goteborg.