Futbollistet e Kosovës U17 e kanë fituar ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2026.
Kosova U17 të hënën e ka mposhtur thellë, 6:0, Azerbajxhanin.
Kosova U17 garonë në Ligën B të raundit të parë kualifikues. Të premten i nisi me fitore kualifikimet, duke e mposhtur nikoqiren e grupit, Moldavinë, me rezultatin 1:0.
Ndaj Azerbajxhanit, Anisa Meha i shënoi dy gola, kurse nga një e realizuan Reina Halili, Jonida Godeni, Krenare Kelmendi dhe Ema Maliqi.
Fazën e parë kualifikuese, “Dardanet” e reja e mbyllin me duelin ndaj Uellsit, më 30 tetor.
Nëse e fiton grupin, Kosova U17 kalon në Ligën A të raundit të dytë kualifikues. Vetëm prej Ligës A është i mundur kualifikimi në Evropian.