Blerim Krasniqi e shënoi golin për 2:1 në ndeshjen që Drita e humbi 3:2 në shtëpi nga Celje të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Ishte ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi theksoi se ndeshja është e hapur dhe gjithçka mund të ndodh në duelin kthyes pas një jave.
“Besoj që pjesa e parë ishte pak e vështirë. Më pas shënuam dy gola. Shpresoj që ta provojmë përsëri. Edhe kur ishte rezultati 0:2 dukej vështirë, por nuk u dorëzuam dhe provuam deri në fund. Shënuam dy gola. Na ndëshkuan me një aksion në fund. E njohim tani kundërshtarin dhe i dimë pikat e forta dhe të dobëta. Do ta analizojmë pjesën ku kemi gabuar dhe ku kemi bërë mirë. Por besoj se gjithçka është e hapur”, deklaroi Krasniqi pas ndeshjes.