Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi shënon me asistim të Laçit

Ermal Krasniqi me Qazim Laçin

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka shënuar gol për Sparta Pragën në fazën e 1/16 së Kupës së Çekisë.  Sulmuesi i krahut realizoi me asistim të Qazim Laçit në minutën e 40-të. 

Sparta Praga është duke fituar ndaj Brnos, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit çek.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqiptarët e Sparta Pragës shkëlqejnë në Kupën e Çekisë

1 v. më parë / 30 tet 2024 21:22
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi shënoi gol e asistoi. Albion Rrahmani e realizoi një gol tjetër, derisa Qazim Laçi la gjurmë me asistim. 

Shqiptarët e Sparta Pragës shkëlqyen të mërkurën mbrëma në fitoren 4:0 ndaj Brnos, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit çek. 

Me fitoren e shënuar në “Epet Arena”, Sparta Praga ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës. 

Krasniqi shënoi me asistim të Laçit në minutën e 40-të. Laçi u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë. 

Krasniqi më pas asistoi në golin për 2:0 në minutën e 65-të, dhe u zëvendësua tre minuta më pas. 

Albion Rrahmani që u inkuadrua në minutën e 57-të, e vendosi rezultatin përfundimtar me shënimin nga penalltia, dhjetë minuta para fundit.