Futboll

Kroacia mposht Malin e Zi me përmbysje të rezultatit

kroaci

Mali i Zi krijoi epërsi prej 2:0 ndaj Kroacisë, por në fund u mposht 3:2 në ndeshjen e së hënës mbrëma në Podgoricë.

Milutin Osmajiq në minutën e tretë dhe Nikola Krstoviq në minutën e 17-të shënuan për epërsinë 2:0 të Malit të Zi.

Ivan Perishiq ngushtoi rezultatin në minutën e 37-të. Për 2:2 shënoi Kristijan Jakiq në minutën e 72-të, ndërsa golin e fitores për kroatët e shënoi Nikola Vlashiq në minutën e 87-të.

Kroacia më herët e kishte siguruar pjesëmarrjen në Botëror. E fitoi Grupin L të kualifikimeve me 22 pikë. Mali i Zi përfundoi në vendin e katërt me nëntë pikë.

Nga ky grup në plejof do të paraqitet Çekia, që renditet e dyta me 16 pikë. Ishujt Faroe mbetën në vendin e tretë me 12 pikë, kurse Gjibraltari i humbi të gjitha tetë ndeshjet. Të hënën u luajt edhe ndeshja mes Çekisë e Gjibraltarit. Çekët fituan 6:0.