Almir Kryeziu i është bashkuar skuadrës së Shkëndijës së Tetovës.
Kryeziu iu bashkua Shkëndijës si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Ballkanin e Suharekës.
Sulmuesi me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëndija ka njoftuar të hënën se Kryeziu pasi i përfundoi me sukses testet mjekësore, ka udhëtuar për në Slloveni për t’iu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore.
27-vjeçari ishte prej sulmuesve kryesorë te Ballkani për disa edicione.
Ai në edicionin 2025/26 në të gjitha garat realizoi 14 gola dhe bëri 16 asistime.
Kryeziu pjesë e Ballkanit ishte nga viti 2023 kur u transferua nga Drita. Ai ka luajtur edhe për disa skuadra tjera në Kosovë.
“Pas paraqitjeve të shkëlqyera në elitën e futbollit kosovar, Kryeziu ishte një nga futbollistët më të kërkuar në këtë afat kalimtar, me oferta serioze edhe nga jashtë vendit. Megjithatë, ai zgjodhi projektin e Shkëndijës dhe fanellën kuqezi. Të gjithë në Shkëndijë i urojmë mirëseardhje Almirit, duke i uruar shumë suksese dhe fitore me skuadrën tonë”, ka shkruar klubi nga Maqedonia e Veriut në faqen zyrtare.