Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi drejt Gjermanisë, Union Berlini shpreh interesim

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi mund të bëjë hap të madh në karrierë duke u transferuar në futbollin gjerman. 

Klubi nga Bundesliga, Union Berlin, ka shprehur interesim për 22-vjeçarin që luan për Thunin në Zvicër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediume zvicerane kanë shkruar të hënën se destinacioni i ardhshëm i Matoshit mund të jetë Bundesliga.

Matoshi dha një kontribut të madh në edicionin e fundit, duke ndihmuar Thunin ta fitojë titullin e kampionit në Zvicër.

Ai në 34 ndeshjet e zhvilluara shënoi gjashtë gola dhe bëri katër asistime. 

Matoshi është zhvilluar si futbollist te Thuni, kurse pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2022. 

Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. 

Matoshi debutoi për Kosovën më 31 maj në miqësoren e zhvilluar ndaj Çekisë. 

Ndërsa më 7 qershor realizoi gol në fitoren 3:0 ndaj Andorrës.