Futboll

Lajm i mirë për Parisin, Dembele kthehet në stërvitje

Ousmane Dembele

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Ousmane Dembele për ndeshjen ndaj Arsenalit.

Parisi të mërkurën nga ora 21:00 në “Parkun e Princave” e pret Arsenalin në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë, Parisi e fitoi në Londër me rezultatin 1:0. Pikërisht Dembele kishte realizuar golin.

Ylli francez, Dembele, e përfundoi të hënën seancën stërvitore.

27-vjeçari i mungoi Parisit në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Strasbourgut, për shkak të një lëndimi muskulor. Ai ishte lënduar në ndeshjen në Londër.

Dembele është shumë i rëndësishëm për parisienët.

Në 45 ndeshje ka kontribuar me 33 gola dhe 12 asistime.