Ylli gjerman që luan për skuadrën e Bayern Munchenit, Jamal Musiala, është kthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë.
Faqja zyrtare e Bayernit të martën ka publikuar një video dhe Musiala është parë duke stërvitur me pjesën tjetër të futbollistëve.
“Gjërat që i pëlqejmë të shohim. Jamal Musiala është kthyer në stërvitje”, shkruhet në postimin e gjigantit bavarez.
Musiala ka qenë jashtë fushës për më shumë se pesë muaj. Ai u lëndua rëndë më 5 korrik në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germainit.
Në një duel me Gianluigi Donnarumman, Musialas iu thye ashti fibula, ndërsa pësoi edhe lëndim të nyjes.
22-vjeçari Musiala mund të jetë i gatshëm për lojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në total deri më tani, Musiala i ka munguar Bayernit në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Musiala është futbollist shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe për përfaqësuesen e Gjermanisë.