Ka përfunduar baras 1:1 derbi ndërmjet Lazios dhe Juventusit.
Matias Vecino ka realizuar gol në minutën e 96-të për t’ia shmangur disfatën skuadrës së Lazios.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 36-të të Serie A.
Randal Kolo Muani e kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 51-të. Por ishte Vecino që krejt në fund të ndeshjes i barazoi shifrat.
“Zonja e Vjetër” nga minuta e 60-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi francez, Pierre Kalulu, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Juve me këtë barazim e rrezikon zonën “Champions”. Ka 64 pikë në vendin e katërt.
Katër pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
64 pikë i ka edhe Lazio që e zë vendin e pestë.
Roma ka 63 pikë në pozitën e gjashtë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.