Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, e ka kritikuar trajnerin e Manchester Unitedit, Ruben Amorim.
Unitedi nuk po shfaq rezultateve pozitive as këtë edicion në elitën e futbollit anglez. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Premier League ka tri humbje, një barazim dhe dy fitore.
Edicionin e kaluar Unitedi përfundoi në pozitën e 15-të me 42 pikë. E humbi edhe finalen e Ligës së Evropës. Unitedi nuk është pjesë e garave evropiane.
Rooney ka deklaruar se nuk ka më besim tek Amorimi.
“Thjesht nuk e di çfarë po ndodh. Sinqerisht shpresoj që ai ta ndryshojë situatën por çfarë kam parë, sinqerisht, nuk kam besim në të. Duhet të ketë ndryshime të mëdha sipas mendimit tim. Nuk shoh karakter, nuk shoh dëshirë për të fituar. Çfarë po ndodh, kjo nuk ka të bëjë vetëm me trajnerin. Lojtarët nuk e meritojnë ta veshin atë fanellë dhe kjo dhemb”, ka thënë Rooney për “BBC”.
39-vjeçari Rooney është legjendë e Unitedit. Me klubin e madh anglez zhvilloi 559 ndeshje duke kontribuar me 253 gola dhe 142 asistime.
Rooney është edhe golashënuesi më i mirë në histori të “djajve të kuq”.