Genoa e ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai është legjenda e Romës, Daniele De Rossi.
De Rossi u prezantua të enjten, ndërsa është zyrtarizuar pak ditë para ndeshjes ndaj Fiorentinas në Serie A që luhet të dielën.
De Rossi ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit 2025/26, me opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër. Ai do të qëndrojë në skuadër vetëm nëse Genoa e shmang rënien në Serie B.
Genoa është klubi i tretë i De Rossit qëkur ai u pensionua si futbollist.
E ka udhëhequr SPAL-in në Serie B dhe Romën në Serie A në vitin 2024.
42-vjeçari do të ketë detyrë të vështirë te Genoa, që zë vendin e 18-të në Serie A me vetëm gjashtë pikë nga 10 ndeshjet e para.
Edhe Fiorentina pritet ta zyrtarizojë trajnerin e ri para ndeshjes me Genoan. Fiorentina është në vendin e 20-të, përkatësisht të fundit, me dy pikë më pak.